Menu

Qytetari dhe policia parandalojnë një tragjedi në Mitrovicë – i shpëtohet jeta një personi që tentoi të hidhej nga dritarja

para 14 dite

Një rast me rrezik për jetën është shmangur në Mitrovicën e Jugut gjatë natës së 31 tetorit 2025, falë reagimit të shpejtë të një qytetari dhe ndërhyrjes profesionale të Policisë së Kosovës.

Qytetari dhe policia parandalojnë një tragjedi në Mitrovicë – i shpëtohet jeta një personi që tentoi të hidhej nga dritarja

Sipas njoftimit, një person i moshës madhore kishte hapur dritaren e banesës së tij dhe kishte tentuar të hidhej nga lartësia. Menjëherë pas marrjes së informimit nga një qytetar, zyrtarët policorë janë mobilizuar dhe kanë arritur në vendngjarje në kohë.

Policia ka ndërhyrë me shpejtësi, duke lokalizuar personin dhe duke parandaluar veprimin e tij. Falë kësaj ndërhyrjeje është shmangur një tragjedi e mundshme. Personi është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor dhe për t’u pajisur me ndihmën e nevojshme të mëtejshme.

Autoritetet policore kanë falënderuar qytetarët për bashkëpunim, duke theksuar se raportimi i menjëhershëm në raste të tilla është vendimtar për shpëtimin e jetëve.

“Policia inkurajon të gjithë qytetarët që të raportojnë raste të ngjashme sa më shpejt, në mënyrë që të parandalohen pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur