Menu

Raportohet për tre persona të zhdukur në Kosovë, policia nis hetimet

para 23 dite

Tre persona janë raportuar të zhdukur gjatë ditës së martë në Kosovë, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka nisur hetimet për të dy rastet e evidentuara në raportin 24–orësh.

Raportohet për tre persona të zhdukur në Kosovë, policia nis hetimet

Rasti i parë është shënuar në Obiliq, më 11 nëntor rreth orës 17:20, ku një grua ka raportuar zhdukjen e bashkëfamiljarit të saj. Sipas Policisë, viktima – një burrë kosovar – është larguar nga shtëpia dhe prej atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është inicuar dhe hetimet kanë filluar menjëherë.

Ndërkohë, pasditen e së njëjtës ditë, edhe në Kamenicë janë raportuar dy persona të zhdukur. Rreth orës 13:00, një burrë ka njoftuar Policinë se dy gra të familjes së tij janë larguar nga banesa dhe vendndodhja e tyre mbetet e panjohur. Edhe ky rast është dërguar në procedurë hetimore.

Policia e Kosovës po vazhdon kërkimet dhe u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion të mundshëm që mund të ndihmojë në gjetjen e personave të zhdukur.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur