Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se viktima, një person 77-vjeçar me inicialet D.F., ishte gjetur i varur në disa grila metalike që shërbenin si rrethoj e një shtëpie.
Stafi mjekësor emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e tij. Policia njofton se njësitet përkatëse janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat e rastit.
Lidhur me ngjarjen është informuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet si “Vdekje e dyshimtë”. Me vendim të tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.







