Location: Suharekë, Kosova,
Year:2024,
Area: 850 sqm,
Investor: Sh. K.
Project: @diviz.studio






Liridon Kastrati, 32-vjeçar nga Kosova, është shpallur fajtor të martën nga Gjykata e Lartë në Paisley të Skocisë për tentim vrasjeje ndaj një oficeri policie, raportojnë mediat britanike.
Vendimi për dënimin e tij do të jepet më 19 dhjetor, ndërsa gjykata ka paralajmëruar një masë të rëndë ndëshkimore për shkak të natyrës së rëndë të rastit.
Fillimisht, ndaj Kastratit ishin ngritur akuza për tentim vrasjeje ndaj katër policëve, por ai u shpall fajtor vetëm për tentim vrasjeje ndaj njërit prej tyre – policit Gary Cowan. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 6 maj 2024, në Glasgow Road, ku Kastrati dyshohet se kishte ndjekur policin me një sharrë elektrike në mes të ditës, duke shkaktuar panik dhe reagim të menjëhershëm nga dhjetëra efektivë në vendngjarje.
Pamjet e publikuara nga rasti e tregojnë të pandehurin duke kaluar pranë një furgoni policor dhe më pas duke vrapuar drejt një oficeri me sharrë në duar, teksa policët tentonin ta neutralizonin.
Polici Gary Cowan dëshmoi në sallë gjyqi se airbagu i veturës policore ishte aktivizuar gjatë incidentit dhe se ai ishte nisur drejt Kastratit për ta arrestuar. Sipas tij, kur ishte rreth 10 metra larg, Kastrati ishte kthyer nga automjeti i tij, kishte marrë sharrën elektrike dhe kishte filluar ta ndiqte, duke i shkaktuar lëndime.
Avokati i tij mbrojtës, John Scullion, pranoi para jurisë se klienti i tij ka shkaktuar incidentin e rrezikshëm dhe ka lënduar policin Cowan. “Z. Kastrati pranon se mori sharrën nga vetura, shau dhe lëndoi policin. Ai e drejtoi atë edhe drejt policëve të tjerë në një incident të frikshëm. Për këtë duhet shpallur fajtor,” deklaroi Scullion.
Gjykatësi Gallacher, duke e përshkruar rastin si jashtëzakonisht serioz, bëri të ditur se dënimi që pritet të jepet më 19 dhjetor do të pasqyrojë rrezikshmërinë e veprës dhe kërcënimin ndaj jetës së oficerit të policisë.
Rasti ka marrë vëmendje të madhe në mediat skoceze dhe britanike, ndërsa autoritetet kanë theksuar rëndësinë e mbrojtjes së oficerëve të policisë në situata të tilla të rrezikshme.
Duke vazhduar, ju pranoni Kushtet e Përdorimit dhe pranoni se e kuptoni Politikën e Privatësisë.