Menu

Vidhet një veturë në Gjermani, pjesët i gjenden në Kosovë, arrestohen dy persona

para 52 dite

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, pronarë të një autoservisi, nën dyshimin për përfshirje në një rast të vjedhjes së një veture në Gjermani.

Vidhet një veturë në Gjermani, pjesët i gjenden në Kosovë, arrestohen dy persona

Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit në dy auto-servise në qytet janë gjetur dhe konfiskuar pjesë të ndryshme, që dyshohet se i përkasin veturës së vjedhur jashtë vendit.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar janë ndaluar dhe dërguar në mbajtje.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse hetimore.

Logo
Diviz Studio publikoi Foto18:42 03.08.2025
...më shumë
FotoFotoFotoFoto
+1
Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur