Sipas informacionit të konfirmuar nga Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, mirëpo personeli mjekësor konstatoi se ata kishin ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar se menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.
“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, vëllezër, janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e tyre. I dyshuari është identifikuar dhe policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për kapjen e tij”, ka deklaruar Elezaj.
Informacionet e para flasin se dorasi kishte shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Vetëm pak ditë më parë, dy vëllezërit kishin varrosur babanë e tyre. Pas kryerjes së krimit, i dyshuari është arratisur.

Shitet iPhone 13 Pro Max Suharekë, Kosovë
Ndërkohë, drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka theksuar se Policia e Kosovës, përfshirë edhe njësinë K9, është vënë në kërkim të të dyshuarit dhe hetimet po vazhdojnë me intensitet.







