Menu

LVV propozon Glauk Konjufcën mandatar për formimin e Qeverisë së re

para 10 dite

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që emri i Glauk Konjufcës të jetë propozimi i saj për mandatarin e dytë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së të mbajtur të martën.

LVV propozon Glauk Konjufcën mandatar për formimin e Qeverisë së re

Ky propozim vjen pasi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeministër në seancën e së dielës. Sipas procedurave kushtetuese, presidentja Vjosa Osmani ka afat deri më 5 nëntor për të mandatuar një kandidat tjetër ose për të shpallur zgjedhjet e parakohshme.

Glauk Konjufca, i cili aktualisht mban postin e kryetarit të Kuvendit, ka deklaruar se nuk synon hyrjen në koalicion qeverisës me parti të tjera. Megjithatë, ai ka theksuar se pret mbështetje nga deputetë të grupimeve parlamentare të ndryshme, me qëllim të formimit të qeverisë së re dhe shmangien e zgjedhjeve të reja në dhjetor.

Konjufca po ashtu ka vënë në pah se krijimi i qeverisë në këtë fazë është i domosdoshëm për të mundësuar miratimin e buxhetit të vitit 2026 dhe për të garantuar funksionimin institucional të vendit.

Në ditët në vijim priten konsultime të presidentes me subjektet politike para marrjes së vendimit përfundimtar.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur