Sipas të dhënave policore, 26 prej aksidenteve kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 30 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me pasoja fatale.
Në kuadër të aktiviteteve policore gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar gjithsej 14 persona. Nga statistikat e publikuara rezulton se pesë persona janë dërguar në mbajtje, dy të tjerë në ndalim policor, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit. /Urgjent.com/
Përgatiti: Drenusha Pllana
Mendimi juaj ka rëndësi
Si e vlerësoni këtë artikull?