Location: Suharekë, Kosova,
Year:2024,
Area: 850 sqm,
Investor: Sh. K.
Project: @diviz.studio






Një Eurobarometër i posaçëm mbi zgjerimin i publikuar nga Komisioni Evropian ka treguar se shumica e qytetarëve kroatë mbështesin zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian, duke shfaqur qëndrime të forta pozitive ndaj disa vendeve të rajonit, përfshirë edhe Kosovën.
Sipas të dhënave, 62% e qytetarëve kroatë mbështesin anëtarësimin e Kosovës në BE, duke e renditur vendin tonë menjëherë pas Malit të Zi (69%) dhe Ukrainës (66%). Ndërkohë, mbështetjen më të madhe kroatët e japin për Bosnjën dhe Hercegovinën, me 74%.
Në anën tjetër, Serbia ka mbështetjen më të ulët, vetëm 51% nga qytetarët kroatë. Ky rezultat pasqyron jo vetëm dinamika politike dhe historike në rajon, por edhe perceptimet aktuale të qytetarëve të Kroacisë ndaj fqinjëve.
Në nivel të përgjithshëm të BE-së, 56% e të anketuarve besojnë se vendet kandidate duhet të bëhen pjesë e Unionit pasi të plotësojnë kushtet e nevojshme. Mbështetja më e lartë për zgjerim u regjistrua në Suedi (78%), Danimarkë (75%) dhe Lituani (74%), ndërsa më të rezervuarit mbeten francezët dhe çekët (43%), austriakët (45%) dhe gjermanët (49%).
Në nivel të BE-së, Ukraina (52%) dhe Mali i Zi (51%) gëzojnë mbështetjen më të lartë për anëtarësim.
Ndër vendet aspirante për anëtarësim, qytetarët e Shqipërisë janë më entuziastët, me 91% mbështetje, të ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 69%. Serbia, në këtë drejtim, ka shënuar nivelin më të ulët, vetëm 33%.
Në fqinjësinë lindore, mbështetje të lartë për BE-në kanë shprehur qytetarët e Gjeorgjisë (74%) dhe të Ukrainës (68%), pavarësisht sfidave politike dhe ndikimit rus.
Sipas sondazhit, Shqipëria ka imazhin më pozitiv për BE-në, me 82%, ndërsa Serbia më të dobëtin, me vetëm 38%. Për Kosovën, shifrat tregojnë një përkrahje të qëndrueshme dhe perspektivë pozitive, duke e renditur atë si një nga vendet me mbështetje të konsiderueshme nga opinionet publike të vendeve anëtare të BE-së.
Duke vazhduar, ju pranoni Kushtet e Përdorimit dhe pranoni se e kuptoni Politikën e Privatësisë.