Sipas të dhënave, viktimat janë shtetas shqiptarë që udhëtonin me njërën prej automjeteve të përfshira në aksident. Ngjarja ndodhi në rrethana ende të paqarta, kur një kamion u përplas me dy makina, duke shkaktuar më pas shpërthimin e flakëve.
Tre pasagjerë të njërit prej automjeteve pësuan djegie të rënda dhe nuk arritën t’i mbijetonin plagëve. Shoferi i makinës u dërgua në Spitalin e Xanthit në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, edhe shoferi i kamionit është hospitalizuar në të njëjtin spital, po ashtu me lëndime të rënda.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik.







