Sipas informacioneve nga Policia e Poreçit, bëhet fjalë për një 24-vjeçar nga Kosova, i cili dyshohet se ka kryer krimin e lëndimit të rëndë trupor. Ngjarja ka ndodhur më 16 korrik të vitit të kaluar në Bregun e Marshall Titos në Poreç, ku i dyshuari ka sulmuar fizikisht një 22-vjeçar, duke e therur disa herë me thikë dhe duke i shkaktuar plagë të rënda.
I riu kosovar u arrestua në pikën kufitare të Bajakovës në orët e mëngjesit të 27 gushtit. Pas përfundimit të hetimeve penale, ai u dërgua menjëherë në njësinë e paraburgimit të Departamentit të Policisë së Istrës.







