Menu

Belgjika ndalon pirjen e duhanit në zonat e pritjes së trenave – mbi 1,200 persona u gjobitën në gjashtë muaj

01.11.2025

Pirja e duhanit në platformat e trenave në Belgjikë është e ndaluar që nga 1 janari 2023, por shumë qytetarë vazhdojnë ta shkelin këtë rregull. Vetëm gjatë periudhës janar–qershor 2025, autoritetet kanë lëshuar 1,248 gjoba ndaj personave të kapur duke pirë duhan në ose pranë kalatave të trenave – një mesatare prej 208 gjobash në muaj.

Belgjika ndalon pirjen e duhanit në zonat e pritjes së trenave – mbi 1,200 persona u gjobitën në gjashtë muaj

Të dhënat bëhen të ditura nga Ministri Federal i Lëvizshmërisë, Jean-Luc Crucke, në përgjigje të një pyetjeje parlamentare, dhe janë përcjellë nga mediat belge. Shifrat tregojnë se pavarësisht ndalimit, shkeljet vazhdojnë në nivele të larta.

Në vitet paraprake, situata ka qenë edhe më e theksuar. Në vitin 2023 u regjistruan 2,747 gjoba, ndërsa në vitin 2024 numri i shkeljeve arriti në 3,238, me një mesatare prej 269 gjobash në muaj.

Sipas rregullores, gjoba për pirje duhani në platformë është 50 euro. Ndalimi aplikohet në të gjitha platformat dhe zonat e pritjes së trenave, me qëllim mbrojtjen e udhëtarëve nga pirja pasive e duhanit dhe ruajtjen e pastërtisë në hapësirat publike.

Logo
Auto Bartje "XONI" publikoi Foto11:53 07.08.2025
...më shumë
Foto

Shifrat e vitit 2025 tregojnë se edhe pse ndërgjegjësimi është rritur, zbatimi i rregullit ende mbetet një sfidë. Autoritetet hekurudhore kanë paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë, veçanërisht në stacionet më të frekuentuara.

Deri më tani nuk ka sinjale se rregulli do të zbutet – përkundrazi, institucionet theksojnë se do të ketë kontroll më të rreptë dhe zero tolerancë për shkelësit.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur