Duke filluar nga marsi 2026, linja ajrore GP Aviation do të operojë dy herë në javë fluturime direkte mes Salzburgut dhe Prishtinës, kryeqytetit të Republikës së Kosovës.
Kjo linjë e re shihet si një mundësi e rëndësishme jo vetëm për pushuesit dhe udhëtarët e biznesit, por edhe për komunitetin e madh kosovar që jeton në Salzburg dhe rajonin përreth. Prishtina tashmë është e njohur si një qendër dinamike kulturore, me histori, arkitekturë moderne dhe parqe urbane që tërheqin vizitorë nga mbarë Europa.
Drejtoresha e Marketingut të Aeroportit të Salzburgut, Isabella Laimer, tha se kërkesa për lidhje me Ballkanin Perëndimor ka qenë e lartë prej vitesh, ndaj hapja e kësaj rute ishte vetëm çështje kohe.
“Laidhja e re direkte me Prishtinën e zgjerojnë rrjetin tonë në një rajon nga i cili kemi parë interes të qëndrueshëm. Bashkëpunimi me GP Aviation tregon edhe një herë se Aeroporti i Salzburgut është një portë hyrëse e rëndësishme për qytetin dhe gjithë Landin e Salzburgut. Jam veçanërisht e kënaqur për komunitetin e madh me rrënjë kosovare që do ta ketë më të lehtë udhëtimin”, tha Laimer.
Fatura Planet Prishtinë, Kosovë
GP Aviation, me bazë në Prishtinë dhe e themeluar në vitin 2019 nga një sipërmarrës zviceran, do ta shërbejë itinerarin me avionin Airbus A320. Kompania po e zgjerohet ndjeshëm rrjetin e saj për verën 2026, duke shtuar gjithashtu destinacione si Vjena, Oslo, Brukseli dhe Bergamo.







