Menu

Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re

para 9 dite

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar Glauk Konjufcën për postin e kryeministrit të ardhshëm të vendit, duke i hapur rrugën formimit të kabinetit të ri qeveritar që pritet t’i dërgohet Kuvendit për votim.

Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re

Në një konferencë për media, Osmani bëri të ditur se paraprakisht ka ftuar partitë opozitare për të diskutuar mundësinë e propozimit të një kandidati tjetër për mandatar. Mirëpo, sipas saj, ato kanë njoftuar se nuk do të sjellin ndonjë emër alternativ.

Në këto rrethana, presidentja deklaroi se vendimi për të mandatuar Konjufcën është marrë në përputhje të plotë me dispozitat ligjore dhe kushtetuese të vendit, duke e cilësuar si hap të nevojshëm për stabilitetin institucional.

Sipas Osmanit, mandati i ri është i domosdoshëm për të garantuar procesin e miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, i cili është thelbësor për pagesat dhe funksionimin normal të sektorit publik.

“Vet funksionalizimi i shtetit rrezikohet nëse shkojnë disa muaj pa institucione. Me qëllim që të parandalohet një dëm i tillë dhe të hapet rruga për vendime të rëndësishme, kam vepruar në pajtim me kompetencat e mia kushtetuese”, u shpreh Osmani.

Në ditët në vijim pritet që Glauk Konjufca të nisë bisedimet me grupet parlamentare për të siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur