Menu

Serbi, një shtetas i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe nën dyshimet për pjesëmarrje në luftë

04.08.2025

Behar Preniqi, shtetas nga Kosova, është ndaluar nga autoritetet serbe mbrëmjen e djeshme nën dyshimet për pjesëmarrje në luftën e fundit kundër popullatës serbe. Burime të Tëvë1 bëjnë të ditur se Preniqi ishte duke udhëtuar nga Gjermania drejt Kosovës së bashku me familjen e tij, kur u ndalua në kufi nga autoritetet serbe. Sipas informacioneve,…

Serbi, një shtetas i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe nën dyshimet për pjesëmarrje në luftë

Behar Preniqi, shtetas nga Kosova, është ndaluar nga autoritetet serbe mbrëmjen e djeshme nën dyshimet për pjesëmarrje në luftën e fundit kundër popullatës serbe.

Burime të Tëvë1 bëjnë të ditur se Preniqi ishte duke udhëtuar nga Gjermania drejt Kosovës së bashku me familjen e tij, kur u ndalua në kufi nga autoritetet serbe.

Sipas informacioneve, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa një person tjetër i ndaluar në të njëjtën kohë është liruar. Familjarët e Preniqit kanë njoftuar tashmë institucionet përkatëse në Kosovë lidhur me rastin dhe po kërkojnë ndihmën e tyre për lirimin e tij.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur