Menu

Tragjedi në Greqi, kryefamiljari shqiptar vret gruan në sy të katër fëmijëve

22.08.2025

Një krim brenda familjes është shënuar në zonë e Volosit në Greqinë qendrore mbas një sherri mes një çifti emigrantësh shqiptarë.

Tragjedi në Greqi, kryefamiljari shqiptar vret gruan në sy të katër fëmijëve

Burime policore thanë se në rrethana që ende nuk dihen, bashkëshorti 40 vjeç vrau me thikë bashkëshorten 36 vjeç dhe nënën e katër fëmijëve të tij dhe u largua nga banesa.

Kryefamiljari Pandeli Nakoleci vrau gruan e tij Marjola dhe më pas u arratis, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe është në kërkim të tij.

Ishte vajza e viktimës që telefonoi shërbimet e urgjencës e tronditur kur pa nënën e saj të mbuluar me gjak në hyrje të pallatit, sipas medias vendase.

Autori vuante më parë nga problemet e shëndetit mendor. Ai ka qenë i kuruar për këto probleme por ende s’dihen shkaqet se si nisi sherri në familje.

Sipas informacioneve nga mediat vendase, 40-vjeçari ishte përdorues droge dhe dyshohet se tentoi vetëvrasje qershorin e kaluar.

Autori gjithashtu ka një dënim për vjedhje dhe është deportuar nga Greqia në të shkuarën.

Katër fëmijët e mitur të çiftit ishin gjithashtu në apartament dhe u larguan nga policia. Aktualisht, sipas informacioneve paraprake nuk ka histori të dhunës në familje.

Banorët e zonës thonë se asnjëherë nuk ka pasur probleme në familjen e tyre dhe nuk kanë qenë asnjëherë problem me fqinjët.

Duhet të jeni të kyçur për të komentuar.
Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur