Sot KEDSNdërprerje Kufiri LIVE
Pozita më e mirë në histori

Kosova thyen rekordin në renditjen e FIFA-s, ngjitet në vendin e 76-të

para 39 dite

Kosova ka arritur pozitën më të lartë në historinë e saj në renditjen botërore të FIFA-s, duke u ngjitur në vendin e 76-të. Dardanët kanë avancuar edhe dy pozita dhe kanë përmirësuar rekordin e mëparshëm prej vendit të 78-të.

Kosova thyen rekordin në renditjen e FIFA-s, ngjitet në vendin e 76-të

Kosova tani numëron 1328.14 pikë dhe në renditje ndodhet përpara Izraelit, Bolivisë, Malit të Zi dhe Curaçaos. Në krahasim me renditjen e mëparshme, përfaqësuesja ka fituar dy pozita.

Përparimi bëhet edhe më i dukshëm kur krahasohet me vitet e fundit. Kosova e kishte përfunduar vitin 2025 në pozitën e 80-të, ndërsa një vit më herët ishte e 99-ta. Në fund të vitit 2023 mbante vendin e 101-të, kurse në vitin 2022 ishte e 107-ta.

Kjo do të thotë se brenda katër viteve Kosova ka fituar 31 pozita në renditjen botërore. Krahasuar me vitin 2017, kur Dardanët renditeshin në vendin e 177-të, ngritja arrin në 101 pozita.

Pozita e 76-të përbën rekordin e ri historik të Kosovës që nga përfshirja në renditjen e FIFA-s, duke vazhduar trendin e ngritjes së përfaqësueses në futbollin ndërkombëtar. /Urgjent.com/

Përgatiti: Drenusha Pllana

Mendimi juaj ka rëndësi

Si e vlerësoni këtë artikull?

0 reagime

Duhet të jeni të kyçur për të ruajtur
URGJENT.COM

Përmbajtje e mbrojtur

Respektoni punën e redaksisë. Ripublikimi ose përdorimi i përmbajtjeve të mbrojtura kërkon autorizim, përveç rasteve të lejuara nga ligji.

Për ta ndarë lajmin me të tjerët, përdorni lidhjen e artikullit.