Kjo është konfirmuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, i cili ka bërë të ditur se sistemi është në fazën e fundit të testimeve para nisjes së zbatimit të plotë.
Bartshmëria e numrit do të thotë se një përdorues mund të kalojë nga një operator mobil te një tjetër duke vazhduar ta përdorë të njëjtin numër. Sipas ARKEP-it, procedura pritet të jetë e thjeshtë dhe në shumicën e rasteve të përfundojë brenda disa orësh, ndërsa në situata të caktuara mund të zgjasë deri në një ditë. Shërbimi do të jetë pa pagesë për konsumatorët.
Me hyrjen në fuqi të këtij sistemi, qytetarët do të kenë mundësi ta zgjedhin operatorin në bazë të çmimeve, ofertave, cilësisë së shërbimeve apo paketave që u përshtaten më shumë, pa u penguar nga fakti se duhet ta humbin numrin që e kanë përdorur deri tani. Kjo pritet të rrisë konkurrencën mes operatorëve dhe t’u japë konsumatorëve më shumë fleksibilitet në zgjedhjen e shërbimeve mobile. /Urgjent.com/
Përgatiti: Blerina Hoxha
Mendimi juaj ka rëndësi
Si e vlerësoni këtë artikull?