Rasti ka ndodhur më 26 shtator, rreth orës 23:00, kur shoferi po udhëtonte me një Porsche 911 dhe, sipas raportimeve, po kthehej nga një tubim automobilistik në rajon.
Pajisja matëse e policisë regjistroi shpejtësinë prej 312 km/h, plot 182 kilometra në orë mbi kufirin e lejuar prej 130 km/h.
Në një shpejtësi të tillë, vetura përshkon pothuajse 87 metra brenda vetëm një sekonde.
Xhandari francez Alexandre Desplebin ka treguar për TF1 se ndjekja e shoferit ka qenë veçanërisht e rrezikshme për shkak të shpejtësisë së jashtëzakonshme.
“Është një ndërhyrje e rrezikshme, sepse po flasim për shpejtësi shumë të larta. Duhet të qëndrosh sa më i qetë”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, policisë iu desh të përshkonte më shumë se dhjetë kilometra përpara se të arrinte ta kapte shoferin.
“Ne drejtuam pak më shumë se dhjetë kilometra për ta kapur”, tregoi Desplebin.
Edhe pse shpejtësitë mbi 200 km/h nuk janë të pazakonta në atë pjesë të autostradës, vetë xhandari e ka përshkruar shpejtësinë prej 312 km/h si të jashtëzakonshme.
“Kjo është krejtësisht e pamatur”, tha ai.
Sipas Xhandarmërisë, bëhet fjalë për shpejtësinë më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Francë në një rast të tillë.
Pas ndalimit, policia ia konfiskoi shoferit patentën, ndërsa Porsche 911 u sekuestrua.
Rasti ka shkaktuar reagime edhe tek banorët lokalë, të cilët kanë përshkruar si “të frikshme” situatat kur veturat kalojnë me shpejtësi jashtëzakonisht të larta në atë segment të autostradës. /Urgjent.com/
Përgatiti: Ardit Berisha
Mendimi juaj ka rëndësi
Si e vlerësoni këtë artikull?